logo

AlbanianEnglish

Search

Who's Online

Login Form






Keni humbur fjalëkalimin?
DEKLARATË PËR SHTYP-"AKSESI NË DREJTËSI"
thumb.jpg DEKLARATË PËR SHTYP
KONFERENCA KOMBËTARE
“AKSESI NË DREJTËSI – NJË FOKUS I RI PËR NENET 12 DHE 13 TË KONVENTËS SË OKB-SË PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA”
17 Shkurt 2014
Tirana International Hotel

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Avokatit të Popullit, më 17 Shkurt 2014 organizojnë Konferencën Kombëtare “Aksesi në drejtësi – një fokus i ri për nenet 12 dhe 13 të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.
Qëllimi i konferencës është të promovojë një mënyrë trajtimi sistematik për ofrimin e aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuar duke sjell së bashku institucionet kryesore me qëllim krijimin e bazave për ndërmarrjen dhe realizimin me sukses të iniciativave për hartimin e politikave  dhe reformave ligjore të nevojshme.
Konferenca në mënyrë specifike do të adresojë nenin 12 dhe 13 të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, në të cilën Shqipëria është shtet palë.
Duke marrë në konsideratë realitetin me të cilin përballen personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, është e nevojshme ndërmarrja e disa inisiativave për ofrimin e aksesit në drejtësi për këto kategori. Ndër të tjera:
-    të ndërtohet një mënyrë trajtimi e qëndrueshme për ofrimin e aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara duke u mundësuar struktura që ofrojnë mbështetje ligjore dhe adresojnë në mënyrë objektive nevojat specifike të personave me aftësi të kufizuara;
-    të rriten kapacitetet profesionale të sistemit gjyqësor dhe gjithë sistemit të drejtësisë në tërësi për trajtimin e përshtatshëm dhe specifik për sigurimin e aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara;
-    të ndërtohet një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile, në mënyrë të vacantë organizatave përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara;
-    të zhvillohen kapacitetet e personave me aftësi të kufizuara, me mbështetjen e organizatave të tyre kombëtare.
-    -Ne kete aktivitet moren pjese Etore Sequi,Zv.kryeministri Niko Peleshi,ministri N.Nasip Naco.Igli Totozani,Elvic Cefa etj

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara